‘Star Trek’ mirëpret karakterin e parë transgjinor

Filma

‘Star Trek’ mirëpret karakterin e parë transgjinor

Më: 3 shtator 2020 Në ora: 20:36
Star Trek

Star Trek ka vendosur të prezantojë personazhin e parë transgjinor.

Personazhet do të shfaqen në serinë e tretë të Star Trek: Discovery, thanë producentët, të mërkurën, shkruan BBC.

Personazhi trans, Gray, do të interpretohet nga aktori trans Ian Alexander, dhe po ashtu Adira jo-binare do të portretizohet nga Blu del Barrio.

“Star Trek gjithmonë ka bërë një mision duke i dhënë vizibilitet komuniteteve të jopërfaqësuara,” tha një producent..

Bashkë-regjisorja e shfaqjes dhe producentja ekzekutive Michelle Paradise shtoi: “Ajo beson në tregimin e njerëzve se një e ardhme pa ndarje në bazë të racës, gjinisë, identitetit gjinor ose orientimit seksual është plotësisht brenda mundësive tona.”

Programi, i cili do të fillojë përsëri muajin tjetër në rrjetin televiziv amerikan CBS, më parë paraqiti personazhet e para të martuar homoseksualë; ndërsa Sonequa Martin-Green u bë gjithashtu gruaja e parë me ngjyrë që drejtoi një TV Star Trek. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat