​Regjisorët Ekrem Kryeziu e Samir Karahoda fitojnë çmimet për kinematografi

Filma

​Regjisorët Ekrem Kryeziu e Samir Karahoda fitojnë çmimet për kinematografi

Më: 7 shtator 2020 Në ora: 14:47
​Regjisorët Ekrem Kryeziu e Samir Karahoda fitojnë çmimet për kinematografi

Regjisorit dhe dramaturgut Ekrem Kryeziu i ndahet Çmimi Kombëtar për Vepër Jetësore “Bekim Fehmiu” ndërsa Çmimi Vjetor për Kinematografi i ndahet regjisorit Samir Karahoda.

Ky vendim është marrë nga Juria Profesionale në përbërje të Arbnesha Grabovci-Nixha kryetare; Burbuqe Berisha, Kimete Berisha, Agron Vula dhe Blerta Basholli, anëtare.

Arsyetimi i Jurisë për ndarjen e çmimit kryesor regjisorit Kryeziu është për shkak se ai ka qenë shumë aktiv në zhvillimin e filmit kosovar, duke filluar me pavarësimin e autorëve në botën e regjisë nga Televizioni i Prishtinës, ku ka prodhuar dy filma. Kryeziu ka qenë pjesë e Kosovafilmit që nga themelimi me filmat “Kur pranvera vonohet” dhe “Gjurmë të bardha” dhe ky film ka qenë edhe arsye e burgosjes së tij për vepër artistike. Regjisori Kryeziu ka krijuar edhe pas mbylljes së institucioneve nga regjimi serb dhe ka kontribuar jashtëzakonisht shumë për kinematografinë e Kosovës.

Ndërkaq, vlerësimi i Jurisë për regjisorin Karahoda është se ai i takon valës së re të filmbërësve, suksesi i të cilit me filmin “Në mes” për herë të parë vuri emrin e Kosovës në konkurrencën zyrtare të Festivalit të Berlinales, një prej festivaleve më të shquara të Kategorisë A. Suksesi i filmit “Në mes” numëron një mori suksesesh duke marrë pjesë edhe në shumë festivale tjera prestigjioze dhe së fundmi, edhe në konkurrencën zyrtare të Festivalit Ndërkombëtar të Qipros, përkundër pengesave politike, ku në këtë festival ka fituar kandidimin për Çmimin e filmit të shkurtër dokumentar në European Film Academy. Karahoda është nominuar për këtë çmim nga Qendra Kinematografike e Kosovës.

Me këtë rast, ministrja e vlerëson lart vendimin e jurisë dhe uron laureatët. Ajo tha se këto çmime janë një mirënjohje institucionale për punën që bëjnë njerëzit që merren me kinematografi në vendin tonë, që i kanë sjellë vlera artistike në fushën e filmit duke e pasuruar krijimtarinë filmike në Kosovë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat