Lajm i mirë për fansat e “Prison Break”

Filma

Lajm i mirë për fansat e “Prison Break”

Më: 22 shtator 2020 Në ora: 15:37
Foto ilustrim

Dominic Purcell, ylli i serialit të famshëm “Prison Break”, ka konfirmuarse seriali do të kthehet me sezonë të re.

Aktori i mirënjohur anglez, Dominic Purcell i cili luajti rolin e të burgosurit Lincoln Burrows, ka njoftuar ndjekësit e tij me anë të një postimi të bërë në Instagram se seriali po kthehet me një sezonë të re, shkruan Lad Bible.

Ai kishte shpërndarë një fotografi ku aktori kishte veshur një bluzë të zezë dhe kishte vendosur të pohonte apo mohonte thashethemet që po pëfliten aktualisht për të.

Edhe pse duhet të presim per një konfirmim zyrtar, fansat e serialit “Prison Break” tashmë janë tejet të emocionuar.

Për herë të fundit, seriali u shfaq në ekranet tona më 2017, dhe deklaratat e Purcell se sezoni i gjashtë është do të ndodhë janë në kundërshtim me atë që kemi dëgjuar deri më tash.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat