“No Time To Die” në kinema vitin tjetër

Filma

“No Time To Die” në kinema vitin tjetër

Më: 4 tetor 2020 Në ora: 23:55
Filmi “No Time To Die”

Koronavirusi ka shtyrë edhe një debutimin e filmit të famshëm “No Time To Die”.  Premiera e këtij filmi u shty si fillim nga prilli për në muaj Nëntor, ndërsa tani filmi do të shfaqet në 2 Prill të 2021.

Sipas drejtuesve të këtij filmi, shtyrja ka të bëjë me fatin se një pjesë e madhe e kinemave punojnë aktualisht me një kapacitet të kufizuar dhe kjo për filmin do të ishte një humbje shumë e madhe.

Sipas mediave rozë “No Time To Die” shënon herën e fundit që aktori, Daniel Craig, e portretizon spiunin ikonik në ekran të madh. Billie Eilish është ajo e cila ka realizuar kolonën zanore të këtij filmi, të cilin e ka sjellë edhe me një videoklip.

Balada dramatike tregon se filmi i ri fokusohet për tradhtinë ndaj agjentit sekret. Billie e ka shkruar këngën së bashku me vëllain e saj Finneas dhe është kthyer kështu në artisten më të re në historinë e filmave ‘Bond’ që shkruan dhe performon kolonën zanore.

I gjithë filmi përqendrohet në romancën midis Bond dhe Madeleine Swann, luajtur nga Lea Seydoux, me të cilën thuhet se agjenti do të martohet në film. Po ashtu ngjarjet zhvendosen edhe në një ndjekje të makinave luksoze nga ana e agjentes së CIA-s, Paloma, luajtur nga Ana de Armas, një luftë dramatike plot aksion që do të mbajë mbërthyer fansat e filmit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat