E bukura dhe bisha! Personazhi i famshëm në YouTube kthehet në fotomodel

Filma

E bukura dhe bisha! Personazhi i famshëm në YouTube kthehet në fotomodel

Më: 10 tetor 2020 Në ora: 18:44
Foto

Një ari i murrmë, i braktisur nga e ëma kur ishte ende këlysh, dhe i rritur nga njerëzit, tashmë ka nisur karrierën si model, pasi ka pozuar për fotografi tepër të veçanta krah fëmijëve dhe të rriturve.

Fotografja moskovitë, Mila Zhdanova, u mahnit nga sjellja e ariut Stepan, pasi u takua me pronarët e tij, Svetlana and Yuri Pantileenko. E frymëzuar nga sjellja e ariut në prani të njerëzve, 40-vjeçarja vendosi që të krijonte një seri fotografish përrallore, me Stepanin dhe fëmijë e vajza ruse me veshje tradicionale. Fotografitë u realizuar përgjatë disa muajve në Moskë, pasi Stepani mund të punojë vetëm për gjysmë ore rresht.

Stepan është gjithashtu i famshëm në të gjithë botën, për shkak të videove që pronarët e tij publikojnë në YouTube nga jeta e tyre e përditshme me një ari të murrmë.

Kafsha është një simbol i përdorur gjerësisht në Rusi dhe madje është vendosur edhe në logon e Partisë Rusia e Bashkuar, që ka shumicën në Dumën ruse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat