Alan Moore kundër filmave me superheronj

Filma

Alan Moore kundër filmave me superheronj

Më: 14 tetor 2020 Në ora: 12:34
Alan Moore

Filmat me superheronj janë kthyer në makineri fitimi parash dhe influence.

Disa prej tyre ndjekin trendet politike dhe sociale janë kthyer në amplifikues të zërit të shoqërisë, por për dikë kjo gjë nuk është e drejtë dhe shikohet më shumë si një arratisje nga realiteti sesa si një e mirë.

Alan Moore, krijues i “V for Vendetta” dhe “Watchmen” i urren këto filma. “Vjet më parë u shpreha se është për tu shqetësuar që qindra mijëra persona në moshë madhore po mbajnë rradhë për të parë karaktere të cilat janë krijuar 50 vjet më parë për të zbavitur 12-vjeçare”.

“Ato janë simptoma të së njejtës gjë – një mospranim i realitetit dhe dëshire për të gjetur zgjidhje të thjeshta dhe sensacionale” – u shpreh Moore.

Moore i bashkohet zërave të tjerë kritik të filmave me superheronj si Martin Scorcese që i ka quajtur “Parqe tematike dhe jo kinema” si edhe Coppola që i ka rënë pak më shkurt duke i quajtur “të neveritshëm”.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat