Seria e ardhshme e Song Exploder në Netflix do të transmetojë Dua Lipën dhe dy grupe të njohura

Filma

Seria e ardhshme e Song Exploder në Netflix do të transmetojë Dua Lipën dhe dy grupe të njohura

Më: 17 tetor 2020 Në ora: 23:48
Dua Lipa

Seria e radhës në Netflix, bazuar në “Song Exploder”, do t’i shfaqë grupet Nine Inch Nails, The Killers dhe këngëtaren shqiptare, Dua Lipa.

Shfaqja, e bazuar në këtë platformë, ka filluar gjatë këtij muaji me Alicia Keys, R.E.M. dhe të tjerë, ndërsa si pjesë e serisë së re, më 15 dhjetor, Trent Reznor i grupit nine Inch Nails, do vijojë me hitin e njohur të bendit “Hurt”.

“Unë për herë të parë kam intervistuar Trent Reznor për një epizod të Nine Inch Nails në 2017, dhe më pas, derisa po bëja gati mikrofonin dhe laptopin, ai më pyeti: A keni menduar ndonjëherë ta bëni këtë një shfaqje televizive”, ka thënë drejtuesi i “Song Exploder”.

“Ishte vetëm një shkëndijë e vogël e një ideje në atë kohë. Unë jam aq i ngazëlluar saqë ka ardhur në jetë, dhe unë kam për të ndarë katër episode të tjera të serialit me këta artistë të dashur. Ata janë të ndryshëm nga njëri-tjetri sa i takon tingullit dhe sfondit, dhe mezi pres që njerëzit të shohin dhe dëgjojnë historitë e tyre, dhe rrugën unike që ndoqën secili për të krijuar këtë këngë”, ka vazhduar ai, shkruan nme.

Në serialin e ri do të shfaqet gjithashtu këngëtarja meksikane e muzikës pop, Natalia Lafourcade, duke kënduar këngën e saj “Hasta La Raiz”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat