Vdes në moshën 58 vjeç, regjisori James Redford

Filma

Vdes në moshën 58 vjeç, regjisori James Redford

Më: 20 tetor 2020 Në ora: 11:08
James Redford

Ka vdekur James Redford i cili ishte regjisor, aktivist dhe djali i aktorit Robert Redford.

Publicisti i Robert Redford, Cindi Berger, tha në një deklaratë të hënën se babai 84 vjeçar po mban zi me familjen e tij gjatë kësaj “kohe të vështirë”, shkruan AP News.

Ndërsa gruaja e tij Kyle, konfirmoi në një intervistë për “The Salt Lake Tribune” se burri i saj vdiq të premten nga kanceri i kanalit biliar në mëlçinë e tij.

Kyle tha se sëmundja e mëlçisë së burrit të saj u kthye dy vjet më parë dhe kanceri u zbulua në nëntor të vitit të kaluar ndërsa ai priste për një transplantim të mëlçisë.

James luftoi me sëmundjen e mëlçisë për më shumë se 30 vjet. Por ai vazhdoi jetën e tij, u martua me gruan e tij Kyle, e cila dikur dha mësim historinë e klasës së tetë në Marin County. Çifti kishte dy fëmijë së bashku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat