​Filmi shqiptar në Oscar 2021 përfaqësohet nga “Derë e hapur” i regjisorit Florenc Papas

Filma

​Filmi shqiptar në Oscar 2021 përfaqësohet nga “Derë e hapur” i regjisorit Florenc Papas

Më: 29 tetor 2020 Në ora: 21:07
“Derë e Hapur”

Qendra Kombëtare e Kinematografisë ka bërë përzgjedhjen zyrtare nëpërmjet komisionit të posaçëm për filmin që do të çojë në Oscar 2021, “Derë e Hapur” e regjisorit Florenc Papas.

Ky është një film minimalist i xhiruar brenda një veture, por gjithashtu një shpresë dhe ogur i mbarë për karrierën e ardhshme të regjisorit.

“Derë e Hapur” është një film i thjeshtë, por me një dramë shumë njerëzore e ardhur me mjeshtëri nga aktore si Luli Bitri dhe Jonida Vokshi.

Mbështetur nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë, me producent Eno Milkanin, “Derë e hapur” është bashkëprodhim midis Shqipërisë, Kosovës, Italisë dhe Maqedonisë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat