“Miracle in Cell No.7” nominohet për çmim “Oscar”

Filma

“Miracle in Cell No.7” nominohet për çmim “Oscar”

Më: 10 nëntor 2020 Në ora: 15:26
Filmi “Miracle in Cell No.7”

Filmi i njohur turk që përloti të gjithë, është nominuar për çmim “Oscar”.

“Miracle in Cell No.7” që në shqip do të thotë “Mrekullia në qelinë e shtatë”, është nominuar për çmim “Oscar”, shkruan lajmi.net.

Këtë gjë e kanë bërë të ditur mediet turke, teksa njoftojnë se filmi i famshëm i “Netflix”, po garon në kategorinë “Filmi më i mirë ndërkombëtar”.

Filmi është me regji të Mehmet Ada, teksa po garon në ceremoninë e 93-të të Akademisë së Çmimeve “Oscar”.

Në mesin e 23 filmave nga Turqia që garuan në këtë kategori, komiteti përzgjedhës vendosi që “Miracle in Cell No.7”, të përfaqësojë Turqinë në këtë kategori.

Kasti i filmit përfshin shumë aktorë të suksesshëm siç janë Aras Bulut İynemli, Nisa Sofiya Aksongur, Celile Toyon, İlker Aksum, Mesut Akusta, Deniz Baysal dhe Yurdaer Okur. 

Image
commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat