Serial për shahun dhe më i shikuari: Ku qëndron fshehtësia?

Filma

Serial për shahun dhe më i shikuari: Ku qëndron fshehtësia?

Nga: B.S. Më: 20 nëntor 2020 Në ora: 12:05
Anya Taylor Joy

Mini-seriali i ri "Gambiti i mbretëreshës" (Queen's Gambit) merret me rrugën jetësore të një lojtareje të re shahu. Mund të mos tingëllojë tepër interesante në shikim të parë, por nuk është pa arsye më i shikuari në platformën e transmetimit Netflix.

Përndryshe, seriali është i bazuar në romanin e Walter Travisit, dhe tregon historinë e ngriitjes marramendëse të "fëmijës së çuditshëm", lojtares së shahut Elizabeth Harmon, në krye të kësaj loje "të rezervuar", mbi të gjitha, për burrat.

Anya Taylor Joy, aktorja që luan Beth Harmonin, ka marrë shumë komente pozitive për shkak të mënyrës se si ajo luajti në këtë seri, dhe mbase më e rëndësishmja, lojtarët e shahut nga jeta reale ishin të impresionuar.

Për shembull, kryemjeshtri francez Anthony Virig tha se kjo seri është "diçka më e mira që ai ka parë ndonjëherë në lidhje me shahun", dhe ngjashëm mendon edhe Bahar Quatli, kryetar i Federatës Franceze të Shahut.

Kjo nuk duhet të na habisë aq shumë, duke marrë parasysh se "sekreti i suksesit" ndoshta fshihet në këshilltarët ekspertë - ata ishin ish-kampioni i botës dhe një prej shahistëve më të mirë në histori, Gary Kasparov, si dhe Bruce Pandolfini, i cili konsiderohet mësuesi më i mir aamerikan i shahut.

Personazhi i Beth Harmonit, përndryshe, është pjesërisht i frymëzuar nga Bobby Fisher, një fëmijë i mrekullueshëm amerikan i cili u bë kampion bote në 1972 në një "ndeshje të shekullit" me shahistin Sovjetik Boris Spassky të mbajtur në mes të Luftës së Ftohtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat