Filmi “Zana” rrëmben çmimin e publikut në “goEast Film”

Filma

Filmi “Zana” rrëmben çmimin e publikut në “goEast Film”

Më: 23 nëntor 2020 Në ora: 00:04
Filmi “Zana”

Filmi i dëshmuar edhe në arenën ndërkombëtare, “Zana” ka fituar çmimin e publikut në festivalin “goEast Film”.

Filmi i metrazhit të gjatë nga regjisorja Antoneta Kastrati ka arritur të zë këtë çmim në edicionin e 20-të të organizimit të këtij festivali në Gjermani. Tanimë, ky film ka fituar një shumë prej 1,500 euro, financuar nga publiku dhe nga “kulturMut”, platformë e financimit të fondeve të Fondacionit Aventis dhe Frankfurt RheinMain Kulturfonds.

Filmi trajton një temë shumë të ndjeshme, ku personazhi kryesor i luajtur nga Adriana Matoshi, e përhumbur nga e kaluara e saj e shtypur prej kohësh dhe e trysnuar nga familja për të kërkuar trajtim nga shëruesit mistikë për infertilitetin e saj, një grua kosovare që përpiqet të pajtojë pritjet e mëmësisë me një trashëgimi të brutalitetit të kohës së luftës.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat