Seriali 'Gossip Girl' do të rikthehet ndryshe në 2021-in

Filma

Seriali 'Gossip Girl' do të rikthehet ndryshe në 2021-in

Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 18:51
Seriali 'Gossip Girl'

Shumë prej jush e njohin grupin e adoleshentëve të pasur dhe të priviligjuar, që jetojnë në pjesën më të lakmuar të Manhattanit, në Upper East Side. Bëhet fjalë për serialin Gossip Girl, 6 sezonet e të cilit nuk do të jenë më në Netflix në janar të 2021-shit, në shumicën e rajoneve të botës.

Por ky largim reflekton në një rikthim të fuqishëm, me seri të reja që do të quhen 'The Reunion' në 2021-in. Në internet kanë qarkulluar fotot e para të prapa skenave gjatë xhirimeve për seritë e reja.

Të gjitha kamerat dhe sytë e New York-ut janë drejt klasës së re të 'elitës së Manhatanit'. Por kujdes! Asgjë nuk është e njejtë me serialin që njohim, do të jetë një bandë krejt e re me një histori ndryshe. Ngjashmëria duket vetëm në stilin e veshjes tyre, me uniformat shkollore, nga stilisti origjinal i kostumeve Eric Daman. Sipas bashkë-krijuesit dhe skenaristit Joshua Safran, ky është një grup më i larmishëm me më shumë përfaqësim të LGBTQ-së, duke lundruar në New York City në një epokë krejt tjetër.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat