Filmi i Sia-s kritikohet për portretizimin e autizmit

Filma

Filmi i Sia-s kritikohet për portretizimin e autizmit

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 18:25
Filmi i Sia-s

Është kritikuar filmi i Sia-s.

Këngëtarja dhe tekstshkruesja Sia publikoi trailerin e filmit të saj të parë, i cili do të publikohet në vitin 2021, “Music”, me protagonistë Kate Hudson, Leslie Odom Jr. dhe Maddie Ziegler. Menjëherë pas publikimit të trailerit, Sia u përball me kritika të shumta për shkak se Maddie Ziegler portretizon një personazh me autizëm, ndërkohë që nuk është autike në jetën reale.

“Music” është një film dramatik që përqëndrohet te Music (Maddie Ziegler), një adoleshente me nevoja të veçanta, e cila vendoset nën kujdesin e të motrës, Zu (Kate Hudson) dhe mikut të saj, Ebo (Leslie Odom Jr.), transmeton lapsi. Kujtojmë se Maddie, kërcimtare, aktore dhe modele amerikane, fitoi famë ndërkombëtare pas pjesëmarrjes në këngët e Sia-s, “Chandelier” dhe “Elastic Heart”.

Image

 

“Është një turp kaq i madh që dikush me një platformë kaq kolosale e përdor atë për të përjashtuar aktorët me nevoja të veçanta dhe probleme të ndryshme,” shkroi një person në YouTube. “Unë kam qenë adhurues i punës suaj ndër vite, kështu që kjo është me të vërtetë zhgënjyese”.

Sia nga ana tjetër mbrojti veten duke thënë se ka punësuar njerëz me nevoja të veçanta dhe anëtarë të LGBTQ+. Dikujt tjetër, që u shpreh se ka kaq shumë aktorë autikë, përfshirë edhe vetë komentuesen, Sia iu përgjigj me, “ndoshta ti je thjesht aktore e keqe”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat