“Dilema e Ismailit” do të merr pjesë në Festivalin Hebre të Filmit

Filma

“Dilema e Ismailit” do të merr pjesë në Festivalin Hebre të Filmit

Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 22:52
Foto Ilustrim

Filmi i metrazhit të shkurtër “Dilema e Ismailit” u nominua në Festivalin Hebre të Filmit.

Lajmin për nominimin në Festivalin “Boca Racton” e ka bërë të ditur regjisori i filmit, Dhimitër Ismailaj Valona.

Ky film pasqyron Shqipërinë e vitit 1944, kohën kur nazistët e kishin bërë luftën pjesë të pandashme të jetës. Njëri nga personazhet kryesore të këtij filmi, Ismaili përballet me një nga dilemat më të mëdha të kohës.

Për një periudhë të gjatë shtëpia ku ai banonte me familjen e tij, ishte bërë streha më e ngrohtë për dy hebrenjtë që ikja e fshehja ju kishte bërë sinonim i jetës.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat