“Monster Hunter”, filmi i ri i aktores Milla Jovovich

Filma

“Monster Hunter”, filmi i ri i aktores Milla Jovovich

Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 14:03
Milla Jovovich

“Monster Hunter” është një film i ri aksion dhe fantazi, me skenar dhe regji të Paul W. S. Andersonit.

I bazuar në videolojën me të njëjtin emër, ky projekt kinematografik në rolet kryesore i sjell aktorët: Milla Jovovich, Tony Jaa, Tip “T. I.” Harris, Meagan Good, Diego Boneta, Josh Helman, Jin Au-Yeung dhe Ron Perlman.

Regjisori Paul W. S. Andreson ka punuar në këtë version filmik të adaptuar në videolojën e famshme nga viti 2012. Xhirimet e tij kishin filluar qysh në tetor të 2018-s në Cape Town të Afrikës Jugore, ndërsa kanë zgjatur gjithsej dy muaj.

“Monster Hunter” e rrëfen historinë e një grupi elitar të ushtrisë amerikane, të udhëhequr nga kapitenia Natalie Artemis, e portretizuar në film nga aktorja Milla Jovovich. Rastësisht ata futen në një portal i cili i dërgon në një botë të populluar nga përbindëshat gjigantë. Atje e takojnë një gjahtar të quajtur Jaa, i cili i ndihmon ata të mbijetojnë në këtë botë, dhe së bashku i luftojnë përbindëshat teksa janë në kërkim të një mënyre për t’u rikthyer në shtëpi.

Filmi është lansuar në Kinë më 4 dhjetor të këtij viti, ndërsa në Amerikë do të fillojë së shfaquri nëpër kinema nga 25 dhjetori. Ndërkaq adhuruesit e filmit në Britani të Madhe do të kenë mundësi ta shohin atë nga fillimi i vitit të ardhshëm.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat