Adriana shprehet e lumtur që ishte pjesë e filmit “Zgjoi”, i cili shënoi suksesin e parë ndërkombëtar

Filma

Adriana shprehet e lumtur që ishte pjesë e filmit “Zgjoi”, i cili shënoi suksesin e parë ndërkombëtar

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 09:43
Adriana shprehet e lumtur që ishte pjesë e filmit “Zgjoi”, i cili shënoi suksesin e parë ndërkombëtar

Adriana Matoshi thotë se ndjehet e lumtur dhe e nderuar që ishte pjesë e filmit “Zgjoi”.

Kinematografia kosovare po vazhdon të prodhojë filma, të cilët po shënojnë suksese në arenën ndërkombëtare.

Së fundi, filmi “Zgjoi” (Hive), i regjisores Blerta Basholli ka shënuar suksesin e parë jashtë trojeve shqiptare.

Ai është përzgjedhur në konkurencë zyrtare kryesore në festivalin e njohur ‘Sundance Film Festival’ që do të mbahet në janar të vitit 2021 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Aktorja Adriana Matoshi, me anë të një postimi në Instagram, u shpreh e lumtur që ishte pjesë e këtij filmi, bashkë me shumë aktore të njohura.

Image

“2021 menjeher po fillon me nje super sukses! Filmi HIVE nga Blerta Basholli ne konkurrence zyrtare me njerin nga festivalet me te medha ne Bote, SUNDANCE FILM FESTIVAL. Shume e lumtur qe pata fatin dhe nderin te jem njera nga shu me aktore te shkelqyera. Urime krejt ekipin e ne veçanti Blerta Basholli dhe Yllka Gashi. JU DUA!”, shkruan ajo.

E lumtur për këtë sukses është edhe aktorja kryesore e këtij filmi, Yllka Gashi, e cila i uron fat filmit “Hive” në festival. 

Image

 

 

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat