4 filma horror bazuar në histori të vërtetë

Filma

4 filma horror bazuar në histori të vërtetë

Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 14:43
Foto Ilustrim

1. The Conjuring (2013)

Në vitin 1971, një familje me pesë vajza u shpërngul në një shtëpi të vjetër në Rhode Island. Në shtëpi fillojnë të ndodhin gjëra të çuditshme, takime me fatazma, madje dhe një pushtim. Familja vuajti nga këto fuqi të mbinatyrshme për nëntë vjet, që ngjallën interes te dy hetuesit e ndodhive paranormale, Ed dhe Lorraine Warren, me të cilët nis filmi. Në fakt, vetë Lorraine Warren shërbeu si konsulente në film, kështu që jo vetëm që është i frikshëm, por edhe i vërtetë.

2. The Exorcist (1973)

Në vitet 1940, Roland Doe, një 14-vjeçar, u pushtua nga një shpirt. I shfaqeshin gërvishtje kthetrash në trup dhe objekte lëviznin pa u prekur në dhomën ku qëndronte ai. Ai dhe familja e tij tentuan të shpërnguleshin, por forcat e mbinatyrshme i ndoqën. Këto ndodhi u dokumentuan nga një prift. Mbi Roland u performuan dhjetëra eksorcizme, që frymëzuan romanin që frymëzoi filmin me të njëjtin titull.

3. The Exorcism of Emily Rose (2005)

Filmi është bazuar në historinë e vërtetë të Anneliese Michel, që vdiq rreth viteve ’70. Michel pësoi një krizë kur ishte 16 vjeçe që i shkaktoi epilepsi në lobin temporal. Për shumë vite, ajo dëgjonte zëra dhe vuante nga depresioni. Mjekimet nuk patën asnjë efekt. Në këtë moment, familja e saj u bind se Michel ishte pushtuar nga një demon. Prindërit thirrën disa priftërinj, të cilët performuan 67 eksorcizme përgjatë 10 muajve. Michel vdiq dhe prindërit e priftërinjtë u akuzuan për vrasje si pasojë e neglizhencës.

4. The Possession (2012)

Ka pafund legjenda dhe histori me protagonist kutitë dybbuk, që thuhet se përmbajnë shpirtra. Në vitin 2001, Kevin Mannis bleu një kuti të këtillë dhe filluan t’i ndodhnin gjëra vërtet të pashpjegueshme. Ato ndodhi frymëzuan filmin “The Possession.”

5. The Zodiac Killer (2007)

The Zodiac Killer terrorizoi gjithë botën pasi vrau disa njerëz në Northern California përgjatë viteve ’60 dhe ’70. Madje, u dërgonte mesazhe kriptike policisë dhe mediave për t’i përqeshur. Ky film thriller tregon historinë e një hetuesi që përpiqet të gjejë fajtorin. Krimet janë ende të pazgjidhura sot.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat