Pse disa personazhe nuk e duan yllin në Hollywood

Filma

Pse disa personazhe nuk e duan yllin në Hollywood

Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 15:51
Foto Ilustrim

1. Procesi i të pasurit një yll në Hollywood Walk of Fame është më i komplikuar se marrja e një Oscar-i

Së pari, dikush duhet të nominohet nga një palë e tretë – miq, familje, fansa – dhe më pas të nënshkruajë një marrëveshje ku pranon yllin dhe garanton se do të jetë i pranishëm në ceremoni.

Kjo marrëveshje pasohet nga një proces i gjatë aplikimi që përmban një listë të të gjithë arritjeve profesionale të të famshmit, çmimeve dhe shërbimeve komunitare. Ky aplikim, ndër 200 të tjerë, merret në konsideratë nga Hollywood Chamber of Commerce.

2. Ylli vetë kushton ca

Nëse Hollywood Chamber of Commerce aprovon aplikimin, pala e nominuar – ose personazhi i famshëm – duhet të paguajë plot 40 mijë dollarë.

Pagesa mbulon realizimin e yllit dhe mirëmbajtjen e Walk of Fame. Personazhi i nominuar ka pesë vjet kohë për të gjetur një datë ku mund të jetë i pranishëm në ceremoninë e dedikuar. Në të kundërt, procesi nis nga e para.

3. Marrja e një ylli pas vdekjes së një artisti është edhe më e vështirë se kaq

Kur Prince u nda nga jeta në vitin 2016, fansat iu drejtuan Hollywood Walk of Fame për të kujtuar artistin legjendar. Të gjithë u habitën nga fakti se ai s’kishte një yll në bulevard, kështu që, shkruajtën emrin e tij në një yll të lirë. Sipas Ana Martinez, producente për Hollywood Walk of Fame, fansat duhet të presin pesë vjet për të parë në bulevard yllin e një artisti të ndjerë.

Prince u nominua për herë të parë pasi publikoi hitin “1999,” por refuzoi. Martinez thotë se s’ishte gati.

E njëjta gjë ndodhi edhe me fansat e Carrie Fisher, e cila porsi Prince s’ka një yll në Walk of Fame. “S’është nominuar kurrë,” thotë Martinez.

4. Disa të nominuar thjesht nuk lënë datë për ceremoninë

Ndoshta duket si moment i shumëpritur, por disa të famshëm, si Denzel Washington, George Clooney, Al Pacino dhe Bruce Springsteen, nuk lanë datë për ceremonitë publike. Në fakt, enti vendosi një rregull që i detyronte të nominuarit të garantonin pjesëmarrjen, në të kundërt nuk konsiderohen, “E quajmë Polica Springsteen,” thotë Martinez me shaka. Springsteen e refuzoi yllin e tij.

5. Disa thjesht s’janë të interesuar

Si Springsteen, Julia Roberts dhe Clint Eastwood nuk patën kurrë dëshirë për një yll në bulevard. “Është një vend i lirë përballë Chinese Theater, nëse ndërron mendje,” thotë Martinez për Eastwood që është nominuar disa herë.

6. Disa thjesht nuk janë nominuar ndonjëherë

Kjo listë përfshin Brad Pitt, Angelina Jolie, Leonardo DiCaprio, Robert De Niro, Emma Stone dhe Denzel Washington.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat