“The Little Things” i bën bashkë tre aktorë të shpërblyer me “Oscar”

Filma

“The Little Things” i bën bashkë tre aktorë të shpërblyer me “Oscar”

Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 14:29
Tre aktorë të shpërblyer me “Oscar”

Aktorët e njohur, Denzel Washington dhe Rami Malek, i portretizojnë zyrtarët ligjorë nga Los Angelesi në kërkim të një vrasësi serik, në filmin e ri “The Little Things”.

Trileri psikologjik vjen i realizuar me skenar dhe regji të John Lee Hancockut. Ndërsa rolin e vrasësit të përndjekur nga policia e luan këngëtari dhe aktori , Jared Leto.

Në trilerin e filmit të publikuar një ditë më parë, sherifi Joe “Deke” Deacon i cili në film portretizohet nga Denzel Washington, rekrutohet jozyrtarisht nga rreshteri Jim Baxter, rolin e së cilit e luan Rami Malek. Së bashku ata vihen në kërkim të vrasësit të rrezikshëm, por kjo përndjekje nuk shkon pa pengesa.

Përveç tre yjeve të shpërblyer me “Oscar”, në film luajnë edhe aktorët: Natalie Morales, Terry Kinney, Chris Bauer, Joris Jarsky, Isabel Arraiza dhe Michael Hyatt.

“The Little Things” do të lansohet nëpër kinema dhe në platformën digjitale HBO Max, më 29 janar të vitit 2021.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat