Jepen detaje të reja për filmin e ri të Tom Cruise, zbulohet data e lansimit

Filma

Jepen detaje të reja për filmin e ri të Tom Cruise, zbulohet data e lansimit

Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 09:01
Tom Cruise

Tom Cruise ka ndërtuar një studio të sigurt për mbrojtje nga koronavirusi për të mundësuar përfundimin e filmit ‘Mission Impossible 7’.

Sipas ‘The Sun’, aktori po shpenzon miliona për të adaptuar një ish-bazë ushtarake për të pamundësuar infektimet dhe problemet që mund të shfaqen si pasojë e Covid-19 gjatë xhirimeve.

Sipas mediave të huaja thuhet se aktori është duke e marr seriozisht filmin dhe dëshiron ta realizoj atë edhe pse pandemia mund të ndikoj në ndërprerjen e xhirimeve.

Sipas Dailymail, Tom Cruise  po vëzhgon vazhdimisht stafin dhe po qorton ata të cilët nuk i zbatojnë rregulluat për mbrojtje nga infektimi madje ka të atillë që i ka larguar nga puna.

Aktori është fotografuar nga xhirimet teksa shihet se mban maskën, ai ka paguar 500,000 euro për  për të izoluar skuadrën dhe ekuipazhin. ‘Mission: Impossible 7’, është vendosur të dalë në treg më 19 nëntor 2021.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat