“Tomka dhe shokët e tij”, filmi shqiptar që shfaq përpjekjet e fëmijëve

Filma

“Tomka dhe shokët e tij”, filmi shqiptar që shfaq përpjekjet e fëmijëve

Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 17:01
Foto Ilustrim

Kur kinematografia shqiptare vinte me interpretimet artistike të cilat jipeshin në formatin bardh e zi, një film tjetër që hyri në këtë histori ishte edhe “Tomka dhe shokët e tij”.

Më 28 dhjetor të vitit 1997 u shfaq premiera  e këtij filmi, i cili ishte prodhim i kinostudios “Shqipëria e Re”.

Tomka është një djalë i vogël që i pëlqen të luajë me top së bashku me shokët e tij. Por fushën e futbollit e marrin nazistët që kanë hyrë në qytet. Tomka nën kujdesin e të rriturve fillon të organizojë aksione kundër kampit ushtarak që është dislokuar në fushën e tyre të dikurshme të lojës.

Nën drejtimin e regjisores së parë shqiptare, Xhafize Keko, aktorët Sotiraq Çili, Zehrudin Dokle, Pavlina Oça, Xhelal Tafaj, Enea Zhegu, Herion Mustrafaj, Genci Mosho, Artan Puto, Selma Sotirllari, Fluranc Ilia kanë sjellur interpretimet artistike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat