Filmi artistik “Vulë” me skenar dhe regji nga Valmir Tertini është shpërblyer me çmimin “Regjia më e mirë” në Lake City International Film Festival.
Përderisa “Vulë” iu shtua edhe një çmim tjetër nëpërmjet edicionit të 8-të këtij festivali që këtë vit u mbajt online, regjisori Valmir Tertini ka jepur detaje për KultPlus rreth të arriturave të deritanishme të filmit.
“Vulë” deri më tani ka 2 çmime për skenarin më të mirë, 3 për regjinë më të mirë, 2 për filmin më të mire të shkurtër dhe 1 për aktoren më të mirë”, shprehet Tertini.
Tutje ai tregon se “Vulë” do të vazhdoj rrugëtimin edhe nëpër Festivale të tjera.
“Deri më tani kemi dhe disa selektime, ku i radhës është Everest Film Festival, i cili do të mbahet në janar të këtij viti”, tha Valmir Tertini.