Lansimi i “James Bondit” shtyhet për të tretën herë si pasojë e koronavirusit

Filma

Lansimi i “James Bondit” shtyhet për të tretën herë si pasojë e koronavirusit

Më: 22 janar 2021 Në ora: 15:20
James Bond

Lansimi nëpër kinema i filmit të ri të James Bondit është shtyrë për herë të tretë për shkak të pandemisë.

Filmi “No Time To Die” ishte shtyrë edhe dy herë më parë dhe tani pritej debutimi i tij më 8 tetor të këtij viti, thuhej në një njoftim në uebsajtin e filmit, shkruan BBC.

Në këtë film aktori kryesor i cili luan rolin e James Bondit, Daniel Craig do të ketë paraqitjen e tij të fundit si agjenti 007.

Në film luajnë po ashtu edhe aktorët Lea Seydoux dhe Rami Malek.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat