Shtyhet sërish premiera e filmit të ri të James Bondit

Filma

Shtyhet sërish premiera e filmit të ri të James Bondit

Më: 23 janar 2021 Në ora: 10:13
James Bond

Duke pritur “007”: premiera e filmit të ri të James Bondit “No time to die” u shty sërish si pasojë e pandemisë së koronavirusit.

Sipas producentëve të këtij filmi Michael G. Wilson und Barbara Broccoli "No time to die” është planifikuar që të shfaqet në kinematë e botës më 8 tetor të këtij viti - pra dy vite më vonë nga planifikimi fillestar.

Fillimisht premiera e filmit të 25-të Bondit u shty nga tetori 2019 në shkurt 2020 pas një ndryshimi të regjisorit.

Image
Aktori Sean Connery

Producentët nuk e përmendën shprehimisht si shkak të shtyrjes pandeminë e koronës dhe thanë se premiera e filmit po shtyhet në mënyrë që filmi të mund të shihet "nga audienca e kinemasë në mbarë botën".

Por fakt është se për shkak të pandemisë, kinematë në shumë vende aktualisht janë të mbyllura ose punojnë me kapacitete të kufizuara.

Image
Daniel Craig interpreton rolin e agjentit sekret britanik për herë të fundit

Kjo do të jetë hera e fundit që aktori Daniel Craig do të interpretojë rolin e agjentit sekret britanik. Filmi i ri i James Bond nuk është filmi i vetmi artistik për të cilin adhuruesit duhet të presin më gjatë nga sa ishte planifikuar. Javën e kaluar u shtynë edhe datat e premierave për filmat e Hollywood-it "Wonder Woman 1984", "Top Gun Maverick", "Black Widow" dhe "The King's Man"./DW/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat