Godzilla dhe King Kongu përplasen me njëri-tjetrin në filmin e ri

Filma

Godzilla dhe King Kongu përplasen me njëri-tjetrin në filmin e ri

Më: 25 janar 2021 Në ora: 15:30
Godzilla dhe King Kongu

Është publikuar trileri i parë i filmit “Godzilla Vs. Kong” nga studioja filmike “Warner Bros.”.

Dy prej përbindëshave më legjendarë të kinematografisë, përplasen në këtë film të ri i cili i bënë bashkë në ekran Godzillan dhe King Kongun, dhe ku luajnë aktorë të njohur të hollywoodit, si Millie Bobby Brown, Alexander Skarsgård, Rebecca Hall dhe Brian Tyree Henry.

Regjinë e këtij projekti e ka bërë Adam Wingard, i njohur më së miri për filmat e zhanrit horror, “Death Note” dhe “Blair Witch”.

Fillimisht, filmi me titull “Godzilla Vs. Kong” ishte planifikuar të lansohej më 21 maj të vitit 2021, por së fundmi studioja “Warner Bros.” e ka ndryshuar këtë datë të lansimit dhe po e sjell për shikuesit pak më herët, duke e lansuar nëpër kinema dhe në platformën HBO Max, më 26 mars të këtij viti.

Muajin e kaluar studioja e njohur filmike e hollywoodit, bëri të ditur se të gjithë filmat e planifikuar për vitit 2021, ku përfshihen edhe “Dune”, “Godzilla Vs. King Kong” dhe “The Matrix 4”, do t’i lansojë nëpër kinema dhe në platformën digjitale HBO Max, në të njëjtën kohë.

Ky vendim nuk u prit edhe aq mirë nga regjisorët e filmave dhe rrjetet e kinemave në Amerikë. Së fundmi, Christopher Nolan, një prej figurave më të rëndësishme të kësaj industrie, e ka kritikuar ashpër studion “Warner Bros.” si dhe ka deklaruar se planifikon të punojë me ta në realizimin e filmit të tij të ardhshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat