Situata e pandemisë nuk do të mungojë as në 'Sex and The City'

Filma

Situata e pandemisë nuk do të mungojë as në 'Sex and The City'

Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 07:14
'Sex and The City'

Në fillim të këtij muaji aktorja e njohur Sara Jessica Parker njoftoi rikthimin e serialit të njohur Sex and The City. Film i cili mbart dramën, romancën dhe komedinë, shumë shpejt do të vijë me një sezon shumë special, ku do të marrin pjesë vetëm 4 aktore të cilat janë në kërkim të meshkujve të jetës, si dhe të bërit karrierë.

Por këtë herë, sipas asaj që raporton Variety, Sarah Jessica Parker ka bërë të ditur se sezoni i ri i serialit të famshëm “Sex and the City” do të lidhet me gjendjen në të cilën ndodhet bota, pandeminë me koronavirus. Në një intervistë për “Vanity Fair”, ajo ka konfirmuar se seritë e reja të serialit do t’i adresohen virusit Covid-19 dhe efektin që ka pasur në New York.

I gjithë Sex and The City do të strukturohet në 10 episode. Aktorja Kim Cattrall ka vendosur të mos përsërisë rolin e saj si Samantha Jones. Platforma HBO Max nuk ka dhënë detaje nëse Kim do të zëvendësohet nga ndonjë aktore tjetër.

Xhirimet e këtij seriali do të nisin gjatë pranverës së ardhshme në New York, pasi të qetësohet e gjithë situata e Covid-19 dhe do të transmetohet në HBO Max.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat