Politika, filmi “Zgjoi”, artistët deputetë dhe nënçmimi i artistëve

Filma

Politika, filmi “Zgjoi”, artistët deputetë dhe nënçmimi i artistëve

Nga: Ilir Muharremi Më: 5 shkurt 2021 Në ora: 20:21
Foto ilustrim

Filmi “Zgjoi” i Blerta Bashollit këto ditë po pushton ballinat e gazetave elektronike, portaleve dhe u shndërrua në kryelajm pas kishte fituar shpërblimin e trefishtë në Sundance Film Festival. Filmi më i mirë, Regjisorja më i mirë, dhe çmimin e vlefshëm të publikut të festivalit më të madh të filmit të pavarur në SHBA.

“Zgjoi’ është i frymëzuar nga historia e vërtetë e Fahrijes (interpretuar nga Yllka Gashi) nga Krusha e Madhe, e cila në kërkim të burrit të saj të humbur gjatë luftës në Kosovë, fillon një biznes bujqësor për t’a siguruar mbijetësën e familjes, në një ambient tradicionalisht patriarkal ku ambicia për t’u zhvilluar nuk shihet me sy të mirë. “Zgjoi“ është bashkëprodhim filmik në mes të Kosovës, Zvicrës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, Zyra Federale për Kulturë FOC dhe Cinéforom (Zvicërr), Agjencia e Filmit e Maqedonisë së Veriut dhe Qendra Kombëtare për Kinematografi (Shqipëri), prodhuar nga Ikonë Studio dhe Industria Film, me bashkëprodhim nga Alva Film Production, Black Cat Production, AlbaSky, Sëiss National TV, ndërsa të drejtat e shitjes globale i ka LevelK.

Ky qe moment historik për kinematografinë tonë, arritje më madhështore dhe lajmi u plasua në të gjitha mediat botërore, ndërsa institucionet tona, analistët, kandidatët artistë për deputet nuk e trajtuan fare. Mendja tyre e vakët, e varfër në sferën e artit dhe jo më kot para një kohe ishte një grafit “Arti është humbje kohe”, ende qëndron aktiv në trurin e këtyre njerzve, që janë palaço e gaztorë. Bota artin e vlerson si rregullator të kohës dhe vetëdijësuses për politikën aktuale. Kjo tregon se sa ka rëndëi arti dhe kultura për politikën e artistët mezi presin t’i futen politikës. Nëse artistët i futen politikës të bëhen politikanë atëherë shkelmojnë krijimtarinë e tyre, ndërsa nëse i futen ta ngritin kulturën dhe vetëdijësuar mendjen e brishtë të politikanëve, atëherë ja kanë qëlluar, por unë më shumë besoj në atë të parën se sa në këtë të dytën. U vërejtë sa merr vesh politika për artin dhe kjo vërtetë më duket si një plagë mikroskopike dhe kujdes nga ta sepse zhuzhurijnë rreth teje edhe me lavdërime dhe komplimentet e tyre bëhen pushtim. Ata kanë nevojë për afërsinë e lëkurës dhe të gjakut të artistit. Në fillim fillojnë të llastojnë, të adhurojnë, qaraviten para teje, por çrëndësi ka kur ata vet janë qaramën dhe servilë.

Politika jonë i shtrydh artistët veçanërisht aktorët të cilat i nxjerë përballë tribunave nëpër fushata elektorale duke i ulur me bythë në parlament e i komandon si marioneta ose kukulla pa zë, gjë që u dëshmua para disa javësh debati i artistëve për deputetë. Këta artistë po përdoren si margarinë i skaduar të cilit ja flakin tutje letrën. Politika nuk është e kulturuar për artin dhe ky problem ndodhet në fëmijëri: vizita në teatër kukullash, vizita në muzeume, vizita në Galeri të arteve... Djersa e aktorit dhe jetësimi i roleve çdo ditë e më shumë po zbehët sidomos ata që janë futur politikës më nuk janë kthyer aktrimit sepse rolet e tyre i kanë përdorur para maskaradave.

Politika jonë në Kosovë i përçanë, i shtrydh, i njëllos, i tallë aktorët. Politika dhe shteti as nuk ka xhiruar e as nuk ka zbuluar aktor të mirë ose ta përkrahë një film të fortë. Por, politika i ka përdorë aktorët e këtij vendi si figurantë, pozues duke ja kthyer shpinën pasi ja ka marrë votat. Kjo ngjante me një telenovelë orientale monotone shumë e dhimbshme. Nuk është faji krejt të politika, fajin e kanë edhe idhujt tanë, aktorët e mëdhenjë të cilët e shesin lirë veten për një post politik, një pjatë qebabash, disa gota raki, ose një rrogë të majme prej dembeli.

Politika jonë ua ka pirë gjakun artistëve, gjithmonë do të tallet me ta do t’i konsideron vetëm si një përdorim. Vet janë fajtor artistët sepse lejojnë t’i grisin e t’i tërheq sa njëra palë aq edhe tjetra.

Sapo hap televizorin, dalin fytyrat bajate të “analistëve” dhe politikanëve të shtrembëruar. Sapo mbyllë televizorin, hap mikrovalen për të ngrohur një senduqi prapë të shfaqet fytyra e politikanëve. Hap frigoriferin, të dalin bebzat e çoroditura të politikanëve bajat. Mbyll frigoriferin dhe lëshon lavatriçen përsëri fytyra e tyre. Çfarë imazhesh prej gastorëve anë e kënd në Kosovë. Kjo është një plagosje e rëndë për artistin dhe popullin. Këta gjahtarë as që kishin dhe kanë njohuri për suksesin e filmit “Zgjoi”.

Andaj, o artistë që po pretendoni të bëheni deputetë këta politikanë do të ju shfrytëzojnë dhe si gjithnjë do ta grabitin flamurin e revoltës, e ju do të mbeteni me gisht në gojë. Nëse pretendoni t’i vetëdijësoni, janë të cekët shumë dhe ju duhet ndoshta një shekull t’i ktheni ka sfera e kulturës, e nëse ju rehatoheni në atë kolltuk të butë jeni dezertorë te veprës suaj artistike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat