Filmi ‘Në kërkim të Venerës’ fiton çmim në festival në Holandë

Filma

Filmi ‘Në kërkim të Venerës’ fiton çmim në festival në Holandë

Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 19:43
Filmi ‘Në kërkim të Venerës’

Filmi “Në kërkim të Venerës” me regji të Norika Sefës ka fituar çmimin special të jurisë në festivalin e filmit në Roterdam të Holandës (International Film Festival Rotterdam). 

Qendra Kinematografike e Kosovës ka bërë të ditur se “Në kërkim të Venerës”, filmi debutues i Norika Sefës, është  shpërblyer me çmimin special të jurisë (Special Jury Award), gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve.

Edicioni i sivjetmë i “International Film Festival Rotterdam” është mbajtur nga 1 shkurt deri më sot.

Në film luajnë: Kosovare Krasniqi, Rozafa Çelaj, Erjona Kakeli, Basri Lushtaku, Bleon Monolli, Fatushe Nushi, Ajan Zharku, Ermal Bilalli, Tristan Halilaj, Shend Miftari, Anisa Ismajli, Sheqerie Buqaj etj.

Filmi “Në kërkim të Venerës” është bashkëprodhim në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat