‘The Undoing’ shpallet seriali më i shikuar në HBO për vitin 2020

Filma

‘The Undoing’ shpallet seriali më i shikuar në HBO për vitin 2020

Më: 19 shkurt 2021 Në ora: 17:37
Foto ilustrim

“The Undoing” është bërë shfaqja më e shikuar e HBO e vitit 2020.

Miniseria, me protagonistët si Hugh Grant dhe Nicole Kidman, kapërceu 12.3 milionë shikues dhe poashtu kaloi “Big Little Lies” si serialin më të popullarizuar, sipas .Variety.

HBO konfirmoi se 48 përqind e shikuesve thuhet se ndoqën serialin në platforma dixhitale, kurse finalet e serialit me gjashtë pjesë tërhoqën 3 milionë shikues në të gjitha platformat.

HBO Max gjithashtu raportoi një rritje prej 80 përqind nga shifrat e shikimit për finalen kundrejt episodit të mëparshëm, dhe pesë herë më shumë njerëz që shikonin që nga episodi i parë.

“The Undoing”, është një përshtatje nga romani më i shitur i vitit 2014 me të njëjtin emër nga Jean Hanff Korelitz, u shkrua dhe u prodhua nga David E. Kelley, i cili gjithashtu krijoi “Big little lies” 

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat