Filmi i tretë ‘Spider-Man’ më në fund ka një titull

Filma

Filmi i tretë ‘Spider-Man’ më në fund ka një titull

Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 18:01
‘Spider-Man’

Mësohet se si do që quhet pjesa e re e “Spider-Man”.

Deri të mërkurën, thashethemet për titullin e filmit të tretë Spider-Man kanë qenë një rrjet gënjeshtrash. Por, e vërteta është zbuluar, shkruan CNN.

Tom Holland do të hyjë në kinema në dhjetor në “Spider-Man: No Way Home”, kanë konfirmuar Sony dhe Marvel.

Filmi do të jetë pjesa e tretë e ekskluzivitetit të drejtuar nga Holland që ka përfshirë edhe “Spider-Man: Homecoming” dhe “Spider-Man: Far From Home”.

Regjisori Jon Watts, i cili bëri regjinë dy të parat, kthehet për këtë film.

Në fillim të kësaj jave, anëtarët e kastit Holland, Zendaya dhe Jacob Batalon prezantuan një seri titujsh të rremë (si “Spider-Man: Home Slice” dhe “Spider-Man: Phone Home”) në rrjete sociale, duke hedhur poshtë spekulimet se titulli zyrtar do të së shpejti do të zbulohet.

Filmi do të dalë në treg më 17 dhjetor 2021.

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat