“The Ice Road” mund të jetë filmi i fundit aksion i aktorit Liam Neeson

Filma

“The Ice Road” mund të jetë filmi i fundit aksion i aktorit Liam Neeson

Më: 3 mars 2021 Në ora: 14:06
Liam Neeson

Derisa Liam Neeson është bërë i njohur përgjatë vjetëve për rolet në filma aksion, kjo periudhë e karrierës së tij po afron drejt fundit pasi në janar të këtij viti, aktori deklaroi se po planifikon të pensionohet nga ky zhanër i filmave.

Sidoqoftë, 68-vjeçari Neeson ende nuk i ka dhënë fund portretizimit të personazheve të cilët gjenden gjithmonë para situatave të rrezikshme. Vitin e kaluar, aktori i njohur irlandez e xhiroi filmin “The Ice Road” dhe ky projekt është blerë nga platforma Netflix, për një shumë prej 18 milionë dollarësh.

Sipas portalit “Deadline”, platforma e njohur digjitale mezi po priste t’i blejë të drejtat e transmetimit të këtij projekti të Liam Neesonit, për të cilin bëhet e ditur se ishin interesuar disa kompani të ndryshme.

Nuk është e qartë se në çfarë forme do të lansohet filmit “The Ice Road” nëpër kinema të ndryshme të botës, por nëse jeni të interesuar ta shikoni atë në televizion, atëherë siguroheni të jeni parapagues të Netflixit.

Duke marrë parasysh se filmi i vitit 2011 i aktorit Neeson, “Unknoën”, përfundoi duke qenë një prej filmave më të shikuar në këtë platformë, kompania e cila gjatë pandemisë e ka dominuar industrinë me lansimin e filmave dhe serialeve, siç duket e ka konsideruar një veprim të mençur blerjen e të drejtave të transmetimit të filmit “The Ice Road”, i cili edhe mund të jetë filmi i fundit aksion për aktorin Liam Neeson.

Në filmin ngjarja e së cilit zë vend në veri të Kanadasë, ai luan krahas aktorit Laurence Fishburne. Personazhi i tij Mike është një shofer i cili e udhëheq një mision të rrezikshëm mbi një oqean të ngrirë, për t’i shpëtuar disa minatorë të bllokuar në një minierë diamanti të shembur. Fishburne e luan rolin e Goldenrodit, pronari i kompanisë së kamionëve që e punëson personazhin e Neesonit dhe e shoqëron atë në këtë udhëtim.

Në film po ashtu lujanë aktorët Ray McKinnon, Marcus Thomas, Benjamin Walker dhe Amber Midthunder, derisa regjinë dhe skenarin e tij e ka bërë regjisori i filmit “The Punisher”, Jonathan Hensleigh.

“The Ice Road” pritet të lansohet për publikun kah fundi i këtij viti.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat