Filmi “Nomadland” i Chloe Zhao censurohet në Kinë për shkak të kritikave që regjisorja bëri në të kaluarën

Filma

Filmi “Nomadland” i Chloe Zhao censurohet në Kinë për shkak të kritikave që regjisorja bëri në të kaluarën

Më: 7 mars 2021 Në ora: 13:34
Foto ilustrim

Filmi i fundit i Chloe Zhao “Nomadland” është censuruar në Kinë për shkak të kritikave që regjisorja kishte bërë për vendin në të kaluarën.

Zhao, e cila së fundmi fitoi një ‘Golden Globes’ për ‘regjisoren më të mirë’, është përballur me disa momente jo edhe aq të mira këtë kohë.

Derisa shumë prej tyre po festonin suksesin e Chloe, një pjesë tjetër nuk ishte edhe aq e entuziazmuar për fitoren.

Edhe pse lindi në Pekin, shumë nacionalistë kinezë vunë në dyshim shtetësinë e Zhao.

Megjithatë, 38 vjeçarja kreu shkollimin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe pjesën më të madhe e kaloi atje.

Ajo ndërkohë e identifikon Amerikën si shtëpinë e saj dhe nuk ka një pasaportë kineze.

Zhao më parë kishte qenë kritike ndaj qeverisë kineze dhe në një intervistë të vitit 2013 tha se “Kina është një vend ku ka gënjeshtra kudo”.

Sipas Variety, “Nomadland” po censurohet nga qeveria kineze për shkak të komenteve të dikurshme të regjisores.

Kjo nuk është hera e parë që qeveria kineze godet një film amerikan dhe nuk është as një nga rastet më ekstreme. 

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat