Rikthehet sezoni i 17-të i “Grey’s Anatomy”, por a do të jetë i fundit?

Filma

Rikthehet sezoni i 17-të i “Grey’s Anatomy”, por a do të jetë i fundit?

Më: 12 mars 2021 Në ora: 11:53
Grey’s Anatomy

Adhuruesit e serialit të famshëm “Grey’s Anatomy” kanë marrë një lajm të mirë.

Ky serial është rikthyer të enjten me pjesën e dytë të sezonit 17, por pyetja ende mbetet e njëjtë nëse shfaqja do të përfundojë sivjet.

“Grey’s Anatomy” është shfaqje që ka të bëjë me mjekësi e që sjellë trauma nga spitali i improvizuar me doktoreshën Meredith Grey dhe kolegët. Kishte fituar vendin e parë si drama më e mirë dhe pas 14 vjetësh ka arritur që të sjellë gjëra kreative dhe intriguese për shikuesit.

Sezoni 17 kishte filluar me pandeminë me Covid-19, ku doktorët ashtu si në jetën reale, po merreshin me urgjencën mjekësore përballë një virusi, shkruan celebrity.

Por, gjërat në serial u bënë më interesante kur heroina e serive u infektua vetë me koronavirus dhe tash po lufton për jetën e saj.

Megjithatë, nuk është dhënë një përgjigje definitive nëse ky vit do të jetë i fundit për “Grey’s Anatomy”.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat