Filmi “Black Adam” bëhet me datë zyrtare të lansimit

Filma

Filmi “Black Adam” bëhet me datë zyrtare të lansimit

Më: 29 mars 2021 Në ora: 14:59
Dwayne Johnson

Aktori i njohur hollywoodian, Dwayne Johnson, i cili e luan rolin protagonist në filmin e ardhshëm, “Black Adam”, e ka ndarë në Instagramin e tij datën zyrtare të lansimit të këtij projekti të bazuar në superheronjtë e universit “DC”, që është 29 korriku i vitit 2022.

“Një forcë përçarëse dhe e pandalshme e një mesazhi nga vetë burri me të zeza. Hierarkia e pushtetit në universin ‘DC’ është gati të ndryshojë”, kishte shkruar aktori Johnson në postimin e tij.

Lajmi i datës së lansimit të këtij filmi të shumëpritur nga adhuruesit e filmave me superheronj, vjen pak kohë pasi u bë e ditur se aktori Pierce Brosnan është angazhuar me rol në këtë projekt.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by therock (@therock)

Edhe ylli i filmave “To All The Boys I’ve Loved Before”, Noah Centineo, ka nënshkruar marrëveshje për të luajtur filmin e shumëpritur me buxhet të lartë, “Black Adam”. Centineo në film do ta portretizojë rolin e superheroit Atom Smasher, i cili e ka aftësinë ta ndryshojë strukturën e tij molekulare sipas dëshirës, përfshirë këtu madhësinë dhe fuqinë. Në librat komikë mbi të cilët bazohet filmi, personazhet Black Adam dhe Atom Smasher fillimisht janë rivalë, para se të krijojnë një lidhje të ngushtë mes vete.

Ylli i mundjes i shndërruar në aktor, Dwayne ‘The Rock’ Johnson, në fillim të vitit të kaluar pati treguar se nga viti 2008 e ka pasur idenë dhe dëshirën për ta realizuar filmin “Black Adam”. Dhe fakti që ka më shumë se dhjetë vjet që ka pritur për këtë projekt, tregon sa është i pasionuar për realizimin e tij.

Në film po ashtu luajnë aktorët, Aldis Hodge dhe Quintessa Swindell, ndërsa regjinë e tij e ka bërë Jaume Collet-Serra, i cili e ka bërë regjinë edhe të filmit tjetër të Dwayne Johnsonit dhe Emily Bluntit, “Jungle Cruise”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat