Fansat ‘nuk po e njohin’ Leonardo DiCaprio-n në rolin e tij më të ri

Filma

Fansat ‘nuk po e njohin’ Leonardo DiCaprio-n në rolin e tij më të ri

Më: 12 maj 2021 Në ora: 07:07
Leonardo DiCaprio

Leonardo DiCaprio ka shpërndarë foton e parë nga drama e ardhshme ‘Killers of the Flower Moon’, e cila drejtohet nga nderi i italianëve, Martin Scorsese. Sipas raporteve të fundit, personazhi i DiCaprio është "nipi i një fermeri të fuqishëm lokal", i luajtur nga kolegu i së njejtës linjë me Skorsese, Robert De Niro. Gjithashtu në rol kryesor, si partnerja e DiCaprios në këtë film, do të jetë Lily Gladstone, një grua nga Oklahama.

Historia e vërtetë e ‘Killers of the flower Moon’ ndodhi në vitet 1920, kur një numër të pasurish të Osage Nation, një fis amerikan vendas, të cilët zbuluan depozita të mëdha nafte nën tokën e tyre, u vranë.

Pas gjithë këtyre emrave frymëmarrës, ajo çfarë shkaktoi më shumë reagim pas këtij postimi, është pamja e Leonardo DiCaprio-s.

Reagimet e fansave ishin të shumta, të cilat e konsideronin DiCaprion si një aktor 'të panjohur' me këtë look.

Shumica e komentuesve në Twitter u shprehën se nëse do të shihnin vetëm foton, nuk do e identifikonin menjëherë DiCaprio-n.

Pati edhe shumë komente me humor si:

‘Krejtësisht i panjohur. Nuk mund të them nëse Leo është gruaja në të majtë apo ajo që duket tamam si Leonardo DiCaprio”

Ende nuk është publikuar data e saktë se kur do të lancohet ky film, por disa burime kanë bërë të ditur se do të jetë gati në 2022-in.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat