Rikthimi i serialit ‘Friends’ po përballet me kritika të shumta

Filma

Rikthimi i serialit ‘Friends’ po përballet me kritika të shumta

Më: 17 maj 2021 Në ora: 00:21
Seriali “Friends”

Producentët e rikthimit të serialit ‘Friends’ janë në qendër të kritikave për shkak se asnjë pjesëmarrës në shfaqje nuk është me ngjyrë.

Derisa rikthimi përfshinë gjashtë aktorët origjinalë, në këtë shfaqje do të ketë edhe të ftuar special.

Episodi që do të transmetohet më 27 maj në HBO Max pas 17 vitesh që nga episodi i fundit përfshin të ftuar si Malala Yousafzai, aktivistja për të drejtat e grave nga Pakistani, grupin Korean BTS si dhe Justin Bieber dhe Lady Gaga, që do të thotë se asnjë i ftuar nuk është me ngjyrë.

Ky detaj ka nxitur reagime të shumta negative nga persona të ndryshëm të cilët kritikojnë producentët e serialit.

Seriali drejtohet nga Ben Winston.

Kjo nuk është hera e parë që “Friends” përballet me kritika për racizëm, e pyetur nëse aktorët do të ndyrshonin nëse seriali do të gjirohej në ditët e sotme, aktorja Lisa Kudrow e cila luan Phoebe Buffat tha për Sunday Times, se sigurisht të gjithë aktorët nuk do të ishin të bardhë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat