Publikohet ‘traileri’ dhe konfirmohen datat e sezonit të pestë të “La Casa de Papel”

Filma

Publikohet ‘traileri’ dhe konfirmohen datat e sezonit të pestë të “La Casa de Papel”

Më: 24 maj 2021 Në ora: 17:02
“La Casa de Papel”

Netflix i ka konfirmuar datat e publikimit të episodeve të sezonit të pestë të serialit të shumëpopullarizuar, “La Casa de Papel”.

Njëherësh, gjiganti i transmetimit e ka publikuar edhe paraqitjen e parë të shkurtë të sezonit të ri që do të jetë edhe i fundit.

Sipas njoftimit, sezoni i pestë është ndatë në dy vëllime të shfaqjes së episodeve.

Pjesa e parë e episodeve të sezonit të pestë të “Money Heist” do të shfaqen më 3 shtator 2021.

Ndërkaq, vëllimi i dytë i episodeve të këtij edicioni do të jetë në dispozicion të publikut nga data 3 dhjetor e këtij viti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat