PriFest shpallin të hapur thirrjen për aplikim në Best Pitch 2021

Filma

PriFest shpallin të hapur thirrjen për aplikim në Best Pitch 2021

Më: 25 maj 2021 Në ora: 17:21
PriFest

PriFest sot ka hapur thirrjen për projektet filmike për garën Best Pitch.

Best Pitch është një cikël trajnimesh zhvillimore dhe garë e projekteve filmike e cila zhvillohet cdo vit në PriFest.

Mundësi aplikimi kanë projektet filmike të mentrazhit të gjatë që janë në fazë zhvillimi dhe financimi dhe që janë projekt i parë apo i dytë i një filmbërësi (regjisori-e apo producenti-e) nga rajoni i Ballkanit.

APLIKO dhe përfito nga rasti mundësinë e pjesëmarrjes në trajnim me ekspertë prestigjioz Europian nga kompani dhe rrjete filmbërësish të njohura në Europë.

PËRFITO mundësinë për seancë në zhvillim skenari, apo seancë kokë më kokë me eksperten e financave dhe koproduksionit me një përvojë shumë vjecare në këtë fushë;

TAKO distributorët dhe agjentët e shitjes së filmit nga kompanitë më të rëndësishme në Europë në Prishtina Rendezvous!

FITO një nga cmimet që do të ndahen në Best Pitch garë e vlerësuar nga Juria Ndërkombëtare.

Çmimet që ndahen nga juria ndërkombëtare dhe ipen nga PriFest me partnerët, do të shpalosen në një fazë më afër Festivalit.

Producentë, distributorë, përfaqësues të marketeve të filmit, kompani dhe agjent shitjeje, fonde filmi nga regjioni, profesionist filmi nga Europa si dhe përfaqësues të festivaleve të rëndësishme të filmit pritet të marrin pjesë si cdo vit në PriFest. Puna e PriFORUM dhe PriFest vleresohet jashtë mase nga filmbërësit vendorë dhe Shoqata e Producentëve të Kosovës si mundësi e mirë për të përfituar nga aktivitetet e shumta brenda festivalit dhe PriFORUM-it.

PriFest ka planifikuar që edicioni i 13të i PriFest të mbahet në datat 24-29 gusht, sipas planit në mënyrë fizike, duke respektuar rregullat e pandemisë.

Përvec garës Best Pitch, PriFest shpejt do të hap edhe thirrjen për Green Film Project dhe Prishtina Kino Kabaret ku ftohen të rinjët të aplikojnë duke bërë filma të shkurtër nga 30sec – 3 minuta me tematikë për mbrojtjen e ambientit.

Data e fundit për dorëzimin e projekteve është 30 Qershor 2021.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat