Vdiq Joe Lara, aktori që portretizoi Tarzanin

Filma

Vdiq Joe Lara, aktori që portretizoi Tarzanin

Më: 30 maj 2021 Në ora: 23:55
Joe Lara

Joe Lara, ylli i serisë televizive “Tarzani: Aventurat epike”, vdiq së bashku me bashkëshorten dhe pesë persona të tjerë në një aksident që pësoi në Nashville aeroplani i vogël që po i bartte. Ai ishte 58 vjeç.

Mjeti ajror i transportit, i markës “Cessna C501”, nisi të ketë probleme dhe ta marrë tatëpjetën, duke rënë në liqenin Percy Priest afër Smyrna në Tennessee. Aeroplani ishte nisur aeroporti i Smyrna Rutherford Countynw në orën 11:00. Krejt kjo është treguar nga Administrata Federale e Aviacionit. Autoritet nuk kishin arritur që të regjistronin informacione nga aeroplani që kishte si cak të mbërrinte në aeroportin ndërkombëtar “Palm Beach” në Florida.

Shpëtuesit e Rutherford County ishin në vendngjarje të shtunën vonë dhe planifikonin që të punohej gjatë gjithë natës, ka treguar Joshua Sanders në një konferencë për media. Ai ka lënë të kuptohet se nuk ka mbetur asnjë i mbijetuar.

“Përpjekjet tona kanë kaluar nga një përpjekje shpëtimi në atë të një përpjekjeje për rimëkëmbjeje… Ne nuk po kërkojmë më për njerëz të gjallë”, ka thënë ai.

Midis atyre që ishin në bord me Laran ishin gruaja e tij, autorja dhe mësuesja Gwen Lara, e cila themeloi punëtorinë “Weigh Down” më 1999 dhe pastaj Kishën e Bashkimit në Remnant. Ata u martuan në vitin 2018.

Lindur në San Diego më 2 tetor 1962, William Joseph Lara filloi si një modelist, përpara se të dilte në rolin e vet në filmin televiziv “Tarzan” në Manhattan, i cili gjeti Mbretin e Xhunglës në New York.

Ai më pas luajti personazhin Edgar Rice Burroughs në serinë e drejtuar për herë të parë në vitet 1996-97 “Tarzani: Aventurat epike”, të filmuar në Afrikën e Jugut. Ishte ai i cili edhe e prodhoi atë seri.

Lara gjithashtu u shfaq në filma të tillë aksion si: “Sunset Heat” (1992), “American Cyborg: Steel Warrior” (1993), “Final Equinox” (1995) dhe “Doomsdayer” (2000) dhe seri të tilla si “Baywatch” dhe “Conan”.

Ai luajti edhe në kitarë dhe lansoi albumin “Joe Lara: The Cry of Freedom” më 2009.

Lara dhe gruaja e tij jetonin në Brentwood, Tenesi. Ndër të mbijetuarit qe edhe vajza e tij Liana.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat