“The Tomorrow War” filmi i ri i yllit Chris Pratt

Filma

“The Tomorrow War” filmi i ri i yllit Chris Pratt

Më: 31 maj 2021 Në ora: 11:31
“The Tomorrow War”

Publiku më në fund pati mundësi t’i shohë sekuencat e para të filmit të ardhshëm me buxhet të lartë, “The Tomorrow War”, i cili vjen me regji të regjisorit Chris McKay dhe ku protagonistin e luan aktorit i njohur hollywoodian, Chris Pratt. Ai njëkohësisht vjen në rolin e producentit të këtij projekti.

Në film, Pratt bëhet pjesë e një lufte ku ai duhet të shkojë në të ardhmen dhe të luftojë me jashtëtokësorët që e kanë pushtuar tokën. Kështu, fati i botën varet nga aftësitë e një burri për t’u ballafaquar me fantazmat e së kaluarës së tij. Tridhjetë vjet në të ardhmen, njerëzimit po i vjen fundi, prandaj për t’i luftuar alienët, disa shkencëtarë e gjejnë një mënyrë për të dërguar ushtarë nga e kaluara në të ardhmen, për të luftuar në këtë luftë të vështirë dhe të rrezikshme.

Skenat që përfshijnë dyluftime me armë, aktrimi karakteristik i Prattit, shumë skena me shpërthime masive, plus me një datë të lansimit që përkon me fundjavën e Ditës së Pavarësisë, sigurojnë që një numë ri madhe i publikut ta shikojë këtë film.

Përveç aktorit Chris Pratt, në film luajnë edhe yjet: J.K. Simmons, Betty Gilpin, Mary Lynn Rajskub, Yvonne Strahovski dhe Sam Richardson.

“The Tomorrow War” lansohet në platformën digjitale “Amazon Prime” dhe nëpër kinema, më 2 korrik të këtij viti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat