Një lajm i mirë për të gjithë fansat e filmit “E Bukura dhe Bisha”!

Filma

Një lajm i mirë për të gjithë fansat e filmit “E Bukura dhe Bisha”!

Më: 16 qershor 2021 Në ora: 16:40
Ilustrim

Një lajm i mirë për të gjithë fansat e filmit klasik të animuar të Disney-t, “Beauty and the Beast” pasi është duke u shndërruar në një seri muzikore me tetë episoda për rrjetin Disney +.

Seriali është një parathënie e filmit të vitit 2017 dhe do të tregojë historinë para se Belle dhe Bisha të dashuroheshin.

“Për këdo që ka menduar ndonjëherë se si një i egër si Gaston dhe një budalla si LeFou mund të ishin bërë ndonjëherë miq dhe partnerë, ose sesi një magjepsëse mistike erdhi për t’i dhënë asaj magji fatale princit të kthyer në bishë, kjo seri më në fund do t’i sigurojë ato përgjigje dhe provokon një grup krejt të ri pyetjesh”, u shpreh Gary Marsh, presidenti dhe shefi kreativ i Disney Branded Television, në një njoftim për shtyp.

Ndërkohë xhirimet pritet të fillojnë më 2022.

Kujtojmë se në vitin 2017 Filmi “E Bukura dhe Bisha” u ndalua në një vend të botës! Ai u hoq nga kinematë e Kuvajtit, për shkak të një “skene homoseksuale”, që zgjat rreth dy sekonda. Filmi u shfaq nëpër kinematë e këtij vendi me shumicë myslimane që nga dita parë që u shfaq atje, por ata që kishin blerë bileta për ditët në vazhdim morën një mesazh nga “Kompania Kombëtare e Kinematografisë” së Kuvajtit se shfaqja e filmit është anuluar për disa “vështirësi të paparashikuara”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat