Publikohet traileri i parë i sezonit të pestë të “La Casa De Papel”

Filma

Publikohet traileri i parë i sezonit të pestë të “La Casa De Papel”

Më: 28 korrik 2021 Në ora: 16:20
“La Casa De Papel

Netflix ka publikuar trajlerin e parë për sezonin e fundit të “La Casa De Papel”.

Sezoni i pestë dhe i fundit i serialit të suksesshëm spanjoll, i cili tërhoqi miliona shikues, do të shfaqet premierë më 3 shtator.

Sipas njoftimit zyrtar sezoni i ri do të dalë në dy pjesë.

Pjesa e parë vjen premierë më 3 shtator, ndërsa pjesën e dytë, adhuruesit e serialit spanjoll do të duhet të presin deri më 3 dhjetor. ‘La Casa de Papel” është një nga serialet më të shikuar në Netflix.

Sezoni i tij i katërt, i publikuar në prill 2020 në Netflix, është parë nga rreth 65 milionë njerëz.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat