Tom Hanks pjesë e kastit në filmin e ri të Wes Andersonit

Filma

Tom Hanks pjesë e kastit në filmin e ri të Wes Andersonit

Më: 1 gusht 2021 Në ora: 19:37
Tom Hanks

Njëri prej aktorëve më të vlerësuar të të gjitha kohërave, Tom Hanks, i është bashkuar kastit të filmit të ri të regjisorit, Wes Anderson.

Anderson aktualisht po punon në filmin e tij të dhjetë të metrazhit të gjatë, pas premierës së filmit “The French Dispatch” që e pati në Kanë.

Paraqitja e Hanks-it në këtë film do ta shënojë bashkëpunimin e parë midis dy palëve, ndonëse nuk ka ndonjë detaj më shumë.

Megjithatë, burime i kanë thënë The Hollywood Reporter që pjesa e tij do të jetë një rol shumë i vogël dhe ai do ta ketë vetëm një paraqitje kalimthi.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat