Filmi i ri i përrallës së famshme do t’ju surprizojë

Filma

Filmi i ri i përrallës së famshme do t’ju surprizojë

Më: 3 gusht 2021 Në ora: 22:17
Ilustrim

Një histori e re Hirusheje me disa detaje të reja mjaft interesante na pret nga 3 shtatori. Amazon sapo ka publikuar trailerin e filmit më të ri të “Hirushes” me një histori që ndërthuret shumë bukur me klasiken dhe modernen.

Filmi nis me historinë klasike: Një princ (Nicholas Galitzine) organizon një ballo për të gjetur nusen e tij perfekte dhe njerka nuk e lejon Hirushen që të marrë pjesë.

Por ky version i ri ka disa performanca musical (duke përfshirë ‘Rhythm Nation’ nga Janet Jackson) dhe zana që plotëson dëshirat e Hirushes është “Fab G”, luajtur nga Billy Porter.

Gjithashtu, Hirushes nuk i intereson fare që të bëhet princeshë. Në vend të kësaj, ajo ëndërron që të bëhet biznesmene dhe të ketë një dyqan për të shitur fustanet që i punon vetë. Rolin e Hirushes e luan këngëtarja e njohur Camila Cabello, rolin e njerkës e luan Idina Menzel, ndërsa Pierce Brosnan dhe Minnie Driver luajnë rolin e mbretit dhe mbretëreshës. Po ashtu në film luan edhe moderatori James Corden, i cili ka rolin e njërit prej minjve që transformohet në njeri.

Më herët Camila Cabello e ka cilësuar këtë film si eksperiencën më magjike të jetës.
“Një nga eksperiencat më magjike të jetës sime. Mezi po pres që ta shihni dhe ju”, u shpreh ajo para publikimit të trailerit. Hirushja do të transmetohet ekskluzivisht në Prime Video nga data 3 shtator.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat