Bregu: Bashkëpunimi mes të rinjve, është vendimtar për të ardhmen e rajonit

Filma

Bregu: Bashkëpunimi mes të rinjve, është vendimtar për të ardhmen e rajonit

Më: 13 gusht 2021 Në ora: 13:58
Ilustrim

Për të pestën herë radhazi, Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) ka fituar çmimin " Heart of Sarajevo" për filmin më të mirë studentor në Festivalin e 27 -të të Filmit në Sarajevë (SFF), që hapet sot më 13 Gusht e që do të zgjasë deri më 20 gusht.

 “Lam pas një vit të vështirë e ndërkaq, pasiguritë duket se do të vazhdojnë të ngjyrosin vitet që po vijnë. Por megjithatë, dëshira e njerëzve për të jetuar e për të shijuar më të mirën e çdo dite, po dominon mbi vështirësitë me të cilat mund të përballemi. Tashmë jemi bërë dëshmitarë të kësaj mbijetese të përditshme, siç në fakt ka ndodhur në çdo kohë të historisë njerëzore. Më shumë se tek kushdo, kjo dëshirë për jetën duket më intesive tek të rinjtë. Entuziazmi dhe etje e tyre për jetën, dashurinë, për krijimin e një ditë më të mirë, është era e ndryshimit, e orientimit në det të hapur, për t’iu dhënë këtyre të rinjve gjithë hapësirat e mundshme për të ardhmen që ata meritojnë të kenë. Ky është qëllimi pse RCC e ka fokusuar vëmendjen kaq shumë tek të rinjtë, veçanërisht vitin e kaluar, kur themeluam Laboratorin Rinor të Ballkanit Perëndimor (WBYL) që synon t’u ofrojë mundësi konkrete të rinjve të rajonit, për të qenë pjesë e vendimmarrjeve të rëndësishme për të ardhmen e tyre”- tha Majlinda Bregu, Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), e cila shtoi se edhe para krijimimit të këtij laboratori, RCC i ka mbështetur axhendat e të rinjve. “Jemi shpallur fitues “Heart of Sarajevo” për filmin më të mirë studentor, në Festivalin e Filmit të Sarajevës, që në 2017-ën, e që prej atëherë i kemi qëndruar gjithmonë e më pranë punëve krijuese të të rinjve, jo vetëm duke i admiruar por dhe mbështetur për t’i zhvilluar edhe më tej projektet e tyre. Gjithçka është bërë deri më tani na ka nxitur të besojmë më shumë se bashkëpunimi mes të rinjve është vendimtar për të ardhmen e rajonit, sepse ata, të gjithë janë të orientuar vetëm dhe vetëm nga një dëshirë dhe ëndërr: për një jetë më të mirë për të gjithë ne ”- theksoi Bregu.

Këtë vit, përveç mbështetjes së Programit të Konkursit të Filmit Studentor, WBYL e RCC do të mbledhë 18 të rinj nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor për t'u bashkuar në Festivalin e 27 -të të Filmit në Sarajevë, për të shijuar së bashku eksperiencën fantastike në festivalit më prestigjioz të filmit në rajon dhe Evropë.

Ky takim do të jetë jo vetëm një dëshmi e bashkëpunimit të mirë, fuqizimit të neetwokut mes të rinjve të rajonit por dhe një mundësi për të përjetuar dhe përdorur plotësisht regjimin pa roaming të Ballkanit Perëndimor, “Fol si n’shpi”, që hyri në fuqi më 1 korrik të këtij viti. Një mundësi kjo që do ta përfitojnë të gjithë qytetarët e rajonit që do të vizitojnë Sarajevën javën e ardhshme, gjatë ditëve të zhvillimit të festivalit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat