Nicolas Cage i kthehet zhanrit triller-aksion

Filma

Nicolas Cage i kthehet zhanrit triller-aksion

Më: 17 gusht 2021 Në ora: 00:32
Nicolas Cage

Ditë më parë është publikuar paraqitja e shkurtër e filmit të zhanrit triller-aksion me Nicolas Cage në rolin kryesor.

Titulli i filmit është “Prisoners of the Ghostland” dhe ka të bëjë me një kriminel famëkeq, i cili duhet të thyejë mallkimin në mënyrë që të shpëtojë një vajzë që është zhdukur në mënyrë misterioze.

Regjisori i këtij filmi është japonezi Sion Sono, i cili njihet për realizimet filmike, si “Ai-naki mori de sakebe” (“The Forest of Love”), “Anchiporuno” e “Tsumetai nettaigyo” (“Cold Fish”).

Sofia Boutella, Nick Cassavetes, Bill Moseley, Yuzuka Nakaya e Tak Sakaguchi – janë disa nga aktorët tjerë që luajnë në “Prisoners of the Ghostland”.

Cage kishte një film të suksesshëm këtë vit, dramën “Pig”, për të cilin kritikët thanë se tregoi talent të madh aktrimi në një zhanër të ndryshëm.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat