Premiera e filmit më të fundit me agjentin e famshëm, më 28 shtator

Filma

Premiera e filmit më të fundit me agjentin e famshëm, më 28 shtator

Më: 22 gusht 2021 Në ora: 07:24
Daniel Craig

Premiera botërore e filmit më të fundit të sagës me agjentin e famshëm, James Bond, “No Time To Die” e ka më në fund një datë!

Adhuruesit e aventurave të agjentit më të famshëm të botës do ta kenë në dispozicion filmin që nga 28 shtatori, në Royal Albert Hall të Londrës.

Aktori Daniel Craig do të jetë në tapetin e kuq në krah të producentëve Michael G Wilson e Barbara Broccoli, si dhe regjisorit Cary Joji Fukunaga.

Filmi i 25-të i Bondit është ndër më të priturit e këtij viti.

Ai duhet të kishte mbushur sallat e kinemave qysh në vitin 2020, por është përballur me shtyrje të vazhdueshme shkaku i pandemisë.

Vazhdimi është njëherësh hera e fundit kur Craig do të shfaqet në rolin e agjentit 007.

Aktori britanik 53-vjeçar në film ka pasur sërish përkrah aktoren franceze, Léa Seydoux, në rolin e Madeleine Swannit.

Personazhin negative i filmit, Safin, vjen nën interpretimin e Rami Malekut, ndërsa Ana De Armas do të jetë në rolin e Palomës, një agjente e CIA-s që asiston Bondin në misionin e tij të fundit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat