‘Botë pa të rritur’ – Seriali i pandemisë nis shfaqjet televizive në rrjetin francez

Filma

‘Botë pa të rritur’ – Seriali i pandemisë nis shfaqjet televizive në rrjetin francez

Më: 8 shtator 2021 Në ora: 19:47
Seriali ‘Botë pa të rritur’

“Është historia më e bukur e shpresës që kam krijuar”: thotë regjizori italian Niccolo Ammaniti për serilain e tij të ri “Anna”, që nis të transmetohet prej 10 shtatorit në rrjetin e pavarur televiziv francez ‘Arte’.

Filmi ndjek ngjarjet e një adoleshenteje në Siçili, pas goditjes së një pandemie që ka shfarrosur të gjithë të rriturit.

Ironikisht, në mars Ammaniti ishte detyruar të ndalonte xhirimet e “Anna” prej përhapjes së koronavirusit.

Dhe në fakt historia e tij zhvillohet ne Sicili, katër vjet pas një apokalipsi të shkaktuar nga një virus i panjohur që ka shfarosur të gjithë popullatën e rritur, duke lënë gjallë vetëm fëmijët.

Fëmijët rriten dhe arrijnë pubertetin, kur prodhimi i hormoneve të caktuara riaktivizon virusin në trupin e tyre.

Atëherë edhe ata vdesin në njëfarë mënyre si me COVID-19, kryesisht prej dështimit respirator.

Autori thotë se qëllimi i tij është krijimi i një distopie biologjike, pasi nuk ka popullata që të kenë vetëm fëmijë.

“Kam ndërtuar një narrativë për strategjinë e tyre të mbijetesës, protagonistët janë Anna dhe vëllai i saj. Jam fokusuar në versionin e gjatë të kësaj strukture njerëzore. Këtu të mirët janë edhe të këqijtë. Anna është një vajzë e re që kishte një nënë të veçantë, që i tha asaj të vërtetën e gjërave.”

“Është sikur t’i kishte lënë Anës një libër, një libër mbijetese. Aty ajo i shpjegonte gjera si: Si të ndezësh zjarr, si është të jetosh në heshtje? Çfarë është miqësia? Cili është kuptim i puthjes? Si të zjesh ujë?”

Autori shton: “Përfundimisht Anna përfaqëson shpresën, diçka që nuk vdes kurrë. E vetmja gjë që i lejon racës njerëzore të bëjë përpara, edhe në momentet më të errëta.”

“Edhe kur çdo gjë rreth saj është duke u shembur, te Anna shikojmë një dritë të fuqishme, ajo vazhdon të besojë, vazhdon të mendojë. Jo shumë për veten e saj, por të vëllanë, që është kthyer si në një bir për të”.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat