Fansat e “Fantastic Beasts” të mblidhen këtu sepse kemi një lajm super të mirë!

Filma

Fansat e “Fantastic Beasts” të mblidhen këtu sepse kemi një lajm super të mirë!

Më: 23 shtator 2021 Në ora: 15:49
Fantastic Beasts

Kemi një lajm super të mirë për të gjithë fansat e “Fantastic Beasts” pasi më në fund është zbuluar data e saktë e publikimit të tij!

Pjesa tjetër e “Fantastic Beasts” e titulluar “The Secrets of Dumbledore”, do të ketë premierën në datën 15 prill të vitit 2022.

Fillimisht ishte planifikuar që të publikohej më 15 korrik të vitit të ardhshëm, por në fund u vendos që të publikohej tre muaj më herët.

Nëntorin e kaluar, largimi i Johnny Depp, i cili në seri portretizoi magjistarin e errët, Gellert Grindelwald, bëri bujë të madhe  pasi Warner Bros i kërkoi të jepte dorëheqjen.

Largimi i Depp erdhi menjëherë pasi e humbi procesin gjyqësor për shpifje ndaj “The Sun” lidhur me keqtrajtimin e ish-bashkëshortes, Amber Heard.

Depp do të zëvendësohet nga aktori Mads Mikkelsen. Kasti gjithashtu përfshin emra mjaft të njohur të ekranit si: Katherine Waterston, Alison Sudol, Ezra Miller, Dan Fogler dhe Jessica Williams.

Ndërkohë J.K. Rowling ka shkruar skenarët për dy filmat e parë: “Fantastic Beasts and Where to Find Them” dhe “Fantastic Beasts: The Crimes of Grindelwald”.

Gjithashtu në bashkëpunim me Rowling, Steve Kloves, nga ana tjetër i cili punoi në filmat e “Harry Potter”, ka shkruar skenarin e filmit të tretë “Fantastic Beasts”.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat